Njoftimet

Janar 2024

05

Informacion

Për shkak të kërkesës tejet të madhe për termine për aplikim për vizë, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, nga qershori 2024, terminet do të caktohen nëpërmjet një procedure të re në faqen tonë të internetit rtkosovo.com. Të drejtë aplikimi do të kenë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mbi 18 vjeç, të cilët janë të gatshëm me të gjitha dokumentet e kërkuara nga ambasada.
Në rast të mosparaqitjes në termin me dosjen e kërkuar, aplikantët do të penalizohen dhe do të humbasin të drejtën e aplikimit për një periudhë prej 12 deri në 18 muaj. Të gjithë aplikuesit do të listohen në ambasadë. Pas verifikimit, ata do të njoftohen me email për datën dhe kohën e terminit të tyre.

Janar 2024

5

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor

Me të ashtuquajturën “Rregullorja e Ballkanit Perëndimor” (neni 26 paragrafi 2 i Urdhëresës së Punësimit - BeschV) qeveria e Republikes Federale Gjermane ka bërë të mundur qasjen e privilegjuar në tregun gjerman te punës per shtetas nga Kosova (si edhe nga Shqipëria,Bosnie Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia). Ky rregull vlen në vazhdimësi për cdo lloj punësimi-pavaresisht kualifikimit te njohur. Kusht për lëshimin e vizës për këtë qëllim mbetet miratimi i Agjensise Federale të Punësimit.
Që prej datës 1 qershor 2024 ju mund ta përshpejtoni ndjeshëm procesin e aplikimit tuaj për vizë duke marrë miratimin paraprak: për këtë qëllim punëdhënësi juaj i ardhshëm do të aplikojë për lëshimin e miratimit nga Agjencia Federale e Punës përpara se të merrni datën/ orën e aplikimit për vizë. Sapo punëdhënësi juaj i ardhshëm të ketë marrë miratimin paraprak nga Agjencia Federale e Punës, ju mund të bëni një rezervim online www.rtkosovo.com dhe të aplikoni për vizë duke paraqitur miratimin tuaj paraprak. Kësisoj eliminohet procesi i lotarisë dhe ju do të merrni brenda disa javësh prej ofruesit të jashtëm të shërbimit datën/orën e aplikimit për vizë. Për datat e qershorit 2024 shorti i fundit do të bëhet në maj. Së shpejti do të aktivizohet vënia në dispozicion e datave/orareve sipas procedurës së re. Keni kujdes në korrektësinë e të dhënave tuaja Ju lutem keni kujdes gjatë aplikimit për Termin përmes Rtkosovo që të dhënat tuaja personale,email adresa dhe nr telefonit të jenë të sakta. Një ndryshim i mëvonshëm i të dhënave nuk është i mundur.

Qershor 2024

27

Njoftimi i RTKosovo

Këtu mund të regjistroheni për caktim të një termin nga qershor 2024 për të parashtruar një kërkesë për vizë sipas § 26 II Rregulla e Ballkanit Perëndimor.Për shkak të kërkesës shumë të madhe për termine, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, terminet do të jepen në bazë mujore duke caktuar termin online në www.rtkosovo.com
Regjistrimet e shumëfishta përjashtohen. Ndryshimet e mëvonshme të të dhënave gjatë regjistrimit nuk janë të mundura. Hyrja, edhe në rast të konfirmimit në dispozicion të terminit lejohet, vetëm nëse të dhënat personale në pasaportën e aplikuesit/es përputhen plotësisht me të dhënat e shënuara gjatë regjistrimit. Kalimi i një termini një personi tjetër nuk është i lejueshëm. Angazhimi i personave të tretë (p.sh. agjencioneve) nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell asnjë përparësi. Ju lutemi regjistrohuni në procedurë vetë dhe në qetësi dhe keni kujdes patjetër shënimin e të dhënave të sakëta.
Terminet nuk mund të shtyhen dhe aplikimi i juaj mund të pranohet vetëm, nëse paraqiteni në termin me dokumentacionin e plotë.
Terminet për aplikim për vizë sipas „Rregullës së Ballkanit Perëndimor“ do të mund të bëhen vetëm nëpërmjet kësaj mënyre. Ambasada nuk jep termine të veçanëta, prandaj ju lutemi të përmbaheni nga pyetjet përkatëse.
Nuk ka lajme tjera